Kontrabandë ilaçesh nga Kosova në Shqipëri, arrestohet 32-vjeçari në pikën kufitare të Morinës
05/07/2024 13:33
Një 32-vjeçar është arrestuar sot në pikën kufitare të Morinës, pasi i janë gjetur në çantë medikamente që po tentonte t’i fuste nga Kosova në Shqipëri në mënyrë kontrabandë.
Policia sqaron se në pranga u vu shtetasi kosovar F. K., 32 vjeç, banues në Pejë.
Po ashtu janë referuar materialet në Prokurori, edhe për shtetasin L. K., 50 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi në çantë iu gjetën rreth 13 000 euro që synonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjit.
Top Channel