Greqia dorëzohet përfundimisht për Himarën: Tirana zyrtare t’i mundësojë Belerit të marrë detyrën në Parlamentin Europian

05/07/2024 16:07

Ministria e Jashtme greke ka reaguar pasditen e së premtes në lidhje me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë.

“Vendimi i sotëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë për të skualifikuar Fredi Belerisin pa u bërë as edhe betimi i kryebashkiakut të Himarës është një praktikë e re dhe përfundimi i parashikuar i një procesi me shumë pikëpyetje në lidhje me parimet themelore të shtetit ligjor-thotë njoftimi zyrtar publikuar në faqen e sja zyrtare.

Greqia kishte shprehur me kohë shqetësimin e saj të fortë për heqjen e prezumimit të pafajësisë, integritetin e procesit të provës, ndalimin e procedurës së betimit  dhe dënimin e vendosur që nuk i takon, si dhe faktin që Bashkia e Himarës qeveriset prej një viti nga persona të paautorizuar.

Ministria e Jashtme rithekson detyrimin e autoriteteve shqiptare për të marrë të gjitha masat e nevojshme për t’i mundësuar menjëherë z. Beleris, tashmë deputet i zgjedhur në Parlamentin Europian, të marrë pjesë në detyrat e tij, duke filluar nga punimet e trupës së PE  më 16 korrik në Strasburgu -përfundon deklarata.

Νga ana e tyre mediat greke kanë transmetuar lajmin duke komentuar se eurodeputeti është transportuar me pranga për të parë procesin, ndërsa pasi ka dëgjuar vendimin ka dërguar edhe një mesazh drejt kryeministrit të Shqipërisë ku midis të tjerash thotë:

“Përfundoi sot ‘puzzle’ i metodave që u frymëzuan dhe u ekzekutuan nga fillimi në fund prej zotit Rama. Që në fillim plani i tij ishte që unë të mos mund të merrja detyrën si kryetar i zgjedhur i Himarës dhe për këtë u desh arrestimi im me metoda puçiste, një gjyq i stisur , me një dëshmitar prokurorie që pranoi se ishte paguar nga policia shqiptare për të dëshmuar gënjeshtra, një gjyqtare së cilës i ndalohet hyrja në Greqi për falsifikim dokumentesh dhe një e emëruar që nuk u zgjodh me short”.

“Më lejuan për të marrë pjesë në shpalljen e vendimit të largimit si kryetar , ndërkohë që nuk më lejuan të betohem” – shkruan Beleri duke shtuar se do të vazhdojë luftën për drejtësi pasi ju detyrohet himarriotëve ,grekëve dhe qytetarëve europianë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA