Gjirafa më e re në planet prezantohet në kopshtin zoologjik të Guadalajara (fotot)

05/07/2024 19:26

Kopshti zoologjik meksikan i Guadalajara kishte nxjerrë sot në hapësirat e jashtme gjirafën më të re të lindur në ambientet e tij, duke prezantuar me krenari këlyshin e shëndetshëm që i shtohej tufës së bovinëve të gjatë.

Veterinerja Montserrat Carrazco thotë se gjirafa e re është ende duke rikuperuar forcat e saj, në shoqërinë e vëllezërve e motrave te lindur me heret.

“Jemi këtu në zonën e kujdesjes së gjirafave ku mund të shihni vizitorët dhe këlyshet më të rinj që kanë lindur. Këtu kemi tre këlyshë te lindur se fundmi në shëndet të mirë, teksa një nuk arritëm ta shpëtonim”.

Veterinerja e re shton se këlyshët e gjirafës mund të lindin me madhësi të ndryshme.

“Klyshët e gjirafës kur lindin mund të arrijnë nga 1.60 deri 1.80 metër lartësi, ndërsa pesha mesatare e lindjes është 70, 80 kilogramë, kështu që ka këlyshë të vegjël e të mëdhenj”.

Ajo shton se megjithëse të lindura në kushte të mbyllura, gjirafat janë përshtatur në kopshtin meksikan.

“Kjo gjirafë jeton normalisht në veri të Afrikës, që është zona e saj e origjinës dhe ky program i rritjes është në favor të mbrojtjes së popullatave nga humbja e habitatit, nga gjuetia ilegale për shitjen e lëkurës apo kockave të tyre. Përshtatja e kafshëve këtu duket e kënaqshme por objektivi kryesor mbetet rikthimi tyre për te populluar zonat e origjinës”./AFP

FOTO GALERI
2/8
Veterinerja Montserrat Carrazco thotë se xhirafa e re është ende duke rekuperuar forcat e saj, në shoqërinë e vëllezërve e motrave te lindur me heret.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA