Gazetarja e BBC raporton pranë shtëpisë së Rishi Sunak: Është shumë qetë, po mendon për humbjen brutale ku e çoi partinë e tij

05/07/2024 00:05

Gazetarja e BBC-së Viktoria Derbyshire, raportoi nga jashtë shtëpisë së kryeministrit Rishi Sunak në zonën e tij elektorale të Richmond, Yorkshire.

Ajo thotë se atje ka qenë shumë qetë dhe Sunak është brenda, pa dyshim që po sheh lajmet e exit poll-it.

“Ai do jetë duke menduar për humbjen brutale në të cilën ka çuar partinë e tij,” i tha ajo programit zgjedhor të BBC-së.

Publiku pret një rezultat nga zona elektorale e Sunak rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Pak orë më parë Kryeministri shkroi në X:

“Për qindra kandidatët konservatorë, mijëra vullnetarë dhe miliona votues: Faleminderit për punën tuaj të palodhur, faleminderit për mbështetjen tuaj dhe faleminderit për votën tuaj.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA