Një pako e dyshimtë e ardhur me postë nga SHBA ka çuar në arrestimin e një të riu shqiptar dhe në zbulimin e një magazine të vërtetë droge brenda banesës së tij në Greqi.
Policia greke ka ndjekur një pako të ardhur në aeroportin e Athinës nga SHBA përmes shërbimit postar “FEDEX”. Pakoja mbante të dhënat e dërguesit “DORLA KAPPEL, 2325 AUGUSTA PARK, WHEELING WV, 26003, US – UNITED STATES” dhe të marrësit “EVANGELOS THOMOPOULOS, GEORGIOU SEFERI 5, VOULA, 16673, GR – GREECE, 6949332028″.
Agjentët kanë zbuluar se realisht pakoja pritej nga një person me gjeneralitete të tjera nga marrësi i shkruar në pako. Bëhet fjalë për 27 vjecarin Evgjenios Tomcani, me origjinë shqiptare. Ai është ndaluar bashkë me pakon në zonën e Voulës. Atij i janë gjetur dhe sekuestruar brenda saj 3 kg 10 gram marijuanë.
Policia ka vijuar me kontrollin e banesës së tij në Vari, ku janë gjetur dhe sekuestruar rreth 1.8 kg ketaminë, 3.4 kg marijuanë, 5.6 kg marijuanë MEDICB, 5.8 kg MDMA, 28 tableta XANAX, 35 gram kërpudha halucinogjene, 1.7 gram hashash cokollatë, 0.2 gram kokainë roz, 1 pistoletë Looxing – Class me krehër me 3 fishekë, 50 fishekë të tjerë, 2 thika dhe 1 përforcues grushti. Gjithashtu u sekuestruan 3 peshore dhe 3 celularë.
Top Channel