Një 39-vjeçar vrau me thikë bashkëjetuesin e ish-gruas në Fier pasi u përballën në rrugë.

Sherri mes tyre, nga verbal, degjeneroi deri në përplasje fizike dhe më pas në përdorim të thikës.

Autori i krimit, Xhuliano Miho është arrestuar nga policia, ndërsa viktima Xhimi Bakaj ndërroi jetë në spital.

“Rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, shtetasi Xh. M., 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe  po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, sipas policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA