Emri/ I dënuar për tentativë përdhunimi, kapet 38-vjeçari në Elbasan
05/07/2024 09:06
Një 38-vjeçar i dënuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë është ndaluar në Elbasan.
Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm e ka dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim Bekim Skorën, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit e 6 muaj burgim.
“Komisariati i Policisë Elbasan, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.
Top Channel