Dhjetra balona mbushin qiellin në festivalin ‘ndërkombëtar’ të fluturakeve në Indonezi (fotot)

05/07/2024 18:56

Dhjeta balona tradicionale artizanale nga entuziastë prej të paktën 13 vendeve merrnin pjesë sot në festivalin Jakarta International 2024 në plazhin Ancol në veri të kryeqytetit indonezian.

Festivali tre-ditor i organizuar nga Winarto, kreu i kompanisë Pembangunan Jaya Ancol që menaxhon plazhin, thotë se eventi festiv tre-ditor do të shoqërohet me kompeticione dhe seminare mbi traditën e balonave.

“Festivali nuk është vetëm për balonat, por për celebrimin e miqësisë, ashtu si dhe të kreativitetit me balonat”, tha drejtuesi.

Entuziasti vendas Rachmad Nugroho, tha se balonat që ngre në ajër i kujtojnë vitet kur fluturonte me avion.

“Unë kam qenë pilot dhe balonat më krijojnë lidhjen me fluturimin në ajër qe beja dikur, unë përdor balona moderne si kjo këtu, të cilat ndërtohen me kërkime shkencore.”.

Balona quhet Trilobite, dhe ka në fakt formën e një shumëkëmbëshi, është 33 metra e gjatë, e kam blerë në Zelandën e Re”.

Organizatori vendas Hans Boehme, shtonte vlerësimet e tij për eventin:

“Më pëlqen sepse kam ngritur balona këtu që kur kam qenë i vogël, unë jam tani 70 vjeç, thuajse 71, kështu që kam më shumë se 65 vjet më ngritjen e balonave”.

“Balonat kanë një imazh shumë pozitiv, me to mund të njihesh me njerëzit, me to mund të dalësh me qenin, kur ke një balonë në dorë të gjithë të flasin, prandaj më pëlqen të merrem me to”./AFP/

FOTO GALERI
4/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA