
Fredi Beleri ka mbërritur këtë të premte pranë ambienteve të KQZ ku po merr pjesë në mbledhjen për shqyrtimin që po bëhet lidhur me mandatin e tij si kryetar i zgjedhur i bashkisë së Himarës.
Në nisje të mbledhjes, përfaqësuesja e tij ligjore u shpreh se është e paqartë mënyrë sesi KQZ është vendosur në lëvizje, pasi sipas saj rezulton se ka qenë kërkesa e një personi të vetëm.
“Procedura është e pavlefshme dhe ne kërkojmë pushimin e procedurës sepse është në tejkalim të kompetencave”, u shpreh ajo.
“Pra ju po thoni se i mundon shkaku që KQZ të vendosë në lidhje me mandatin, kështu?”, iu drejtua kreu i KQZ Ilirian Celibashi avokates së Belerit.
“Janë organe të tjera që vendosin, ju keni kaluar procedurat”, u shpreh ajo.
Top Channel