Video/ Burri shpallet fajtor për planin e ‘rrëmbimit’ e ‘përdhunimit’ të prezantueses TV në Britani (fotot)

04/07/2024 16:58

Zyrtarët thanë se Gavin Plumb, kishte mbledhur mijëra imazhe të prezantueses Holly Willoughby, dhe se donte ta rrëmbente nga shtëpia e saj.

Gjykata shpalli sot fajtor 37 vjeçarin Gavin Plumb, duke thënë se ishte i fiksuar me gazetaren, pasi kishte rene në një grackë ku komunikonte online me një oficer të infiltruar policie, që e raportoi te autoritetet.

Në videon dramatike te arrestimit të publikuar, shihet mënyra e dhunshme e hyrjes së policisë në apartament megjithëse i dyshuari nuk kishte kryer krime të dhunshme.

Por juria e gjyqit dëgjoi të thuhej se Plumb ishte dënuar më parë për tentativë pengmarrjeje dhe në 2006 kishte kërcënuar dy stjuardesa treni me një pistoletë të rreme.

Plumb pranonte se shpenzonte shumicën e kohës së tij në internet, por mohonte akuzat duke thënë se ato ishin një fantazi dhe asgjë më shumë se “biseda online” për të cilat tha se ‘ishte penduar.’

Por juria e shpalli fajtor për të treja akuzat teksa Plumb tundte kokën në mohim teksa lexohej verdikti. Gjykatësi tha Justice Murray tha se Plumb do të dënohet më 12 korrik dhe e la në paraburgim.

“Detajet e planeve të tij u bënë të qarta nga një oficer i infiltruar amerikan që njoftoi FBI dhe ekspozoi skemën e Plumb”, tha prokurori.

Prezantuesja televizive Willoughby nuk mori pjesë në gjyq dhe nuk ishte përfshirë në çështje.

Plumb është baba i një fëmije dhe tha se nuk e kishte idenë se një nga ata me të cilët komunikonte ishte një agjent policie nga Owatonna në Minnesota, që njoftoi zyrtarët britanikë.

Ai njoftoi se Plumb kishte identifikuar ku jetonte Willoughby dhe shpërndante online imazhe të gruas me një grup kolegësh në rrjet.

Me identitetin “BigBear”, Plumb postonte në rrjet fotot e Willoughby, dhe natyra e detajuar e mesazheve dhe planeve bëri që policia ta raportonte dhe rrjedhimisht ta arrestonte, shkruan The Guardian.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA