Një sulm i armatosur tronditi këtë mëngjes zonën e Brindisit në Itali.
Persona të paidentifikuar grabitën një makinë në blinduar midis San Pietro Vernotico dhe Torchiarolo dhe i vunë flakën në mes të autostradës, ndërkohë që raportohet edhe për të shtëna me armë zjarri. Makina po transportonte para në drejtim të Leçes, ndërsa autorët, që dyshohet se ishin 8-10 duket se e kishin planifikuar në detaje grabitjen e bujshme. Ata udhëtonin me një furgon të bardhë dhe një Fiat të zi. Të gjithë të armatosur me kallashnikovë, pasi mbaroi aksioni, u larguan në drejtime të kundërta për të mbuluar gjurmët.
Flakët përfshinë disa mjete të tjera në të dyja anët e rrugës, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Rruga u bllokua për disa orë dhe zona u mbulua nga shtëllunga të mëdha tymi, raporton Il Messaggero.
Për pasojë, u krijua trafik i rënduar, ndërkohë që në vendngjarje mbërritën forcat e policët dhe zjarrfikësit, ndërkohë që ka nisur hetimi për zbardhjen e ngjarjes.
Top Channel