Qendrat e votimit në 650 zona elektorale ne Angli, Wales, Skoci e Irlandën e veriut u çelën mëngjesin e sotëm në orën 7 të mëngjesit e mbyllen në orën 22.00 për zgjedhjet e përgjithshme në të cilat shihet qartazi si favorite për të ardhur në pushtet.
Partia Laburiste në opozitë e cila pritet t`i japë fund mbizotërimit 14-vjeçar të Partisë Konservatore. Rreth 50 milionë njerëz janë regjistruar për të votuar. Ata mund ta ushtrojnë këtë të drejtë të tyre kushtetutese duke shkuar fizikisht në qendrat e votimit, përmes postës ose edhe nëpërmjet një përfaqësuesi.
Votuesit britanikë do të duhet të 650 deputetë për mandatin e ardhshëm pesëvjeçar në Parlament. Kryeministri Rishi Sunak ishte nga të parët që votoi. Ai dhe e shoqja u shfaqën në qendrën e tyre të votimit në Northallerton, rreth gjysmë ore pas hapjes së saj.
Kryeministri Rishi Sunak e befasoi partinë e tij në maj kur kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të reja, të cilat mund të ishin zhvilluar në fakt janarin e 2025-sës. Pas gati një dekade e gjysmë në pushtet, me pesë kryeministra të ndryshëm, partia e tij Konservatore pritet gjerësisht të humbasë përballë laburistëve të drejtuar nga Keir Starmer.
Sondazhi më i fundit i YouGov parashikon që laburistët të sigurojnë 425 vende në parlament, ndërsa konservatorët vetëm 108. Nëse një rezultat i tillë konfirmohet vërtet, ky do të shënonte numrin më të vogël ndonjëherë të vendeve nga Partia Konservatore në historinë e saj gati 200-vjeçare.
Pakenaqësitë kryesore të votuesve me konservatorët në pushtet janë rritja e kostos së jetesës dhe kriza në Shërbimin Kombëtar të Shëndetësisë. Numërimi i votave nis menjëherë pas mbylljes se qendrave të votimit, ndërsa rezultati pritet të bëhet i ditur mëngjesin e së premtes.
Top Channel