Rusia “po digjet”! Vendi, nën valën më të madhe të të nxehtit në 100 vjet!

04/07/2024 10:10

Rusia po përballet me valën më të madhe të të nxehtit të regjistruar ndonjëherë atje në 100 vitet e fundit.

Temperaturat në disa qytete të vendit të ftohtë mbërritën 35 gradë, ndërsa në Moskë, ku termometri tregonte minus 40 gradë dimrin e kaluar, tani u shënuan 32.7 gradë, duke e thyer një rekord të vitit 1917 për atë ditë për gjysmë grade, siç pohoi dhe qendra meteorologjike FOBOS.

Kjo e fundit foli për thyerje rekordesh nga bregdeti rus në Paqësor dhe nga pjesët e Siberisë tek ato europiane të Rusisë. Moti i nxehtë i ka rritur shumë kërkesat për kondicionerë ajri dhe ventilatorë. Në Moskë, qytetarët kanë porositur sasi rekordh akulloresh e pijesh të ftohta.

Udhëtarët në metro dhe në shumë trena u shërbyen me ujë. Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, u bëri thirrje qytetarëve të zonës metropolitane të Moskës, e cila ka një popullsi prej rreth 20 milionë banorësh, të jenë të kujdesshëm dhe të mos dalin jashtë në orët e pikut të vapës. “Gjatë ditës, temperatura e ajrit do ta tejkalojë normën klimatike dhe do të rritet përsëri në 30 gradë”, paralajmëroi ai.

Ndërkohë, duket se moti do të marrë një kthesë të beftë të premten, kur metereologët vendas parashikojnë stuhinë, e me gjasë, edhe breshër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA