Rikthimi në pushtet, reagojnë për herë të parë laburistët

04/07/2024 23:24

Nënkryetarja e Partisë Laburiste, Angela Rayner, reagoi në një intervistë për BBC, menjëherë pas exit poll që flet për një fitore dërrmuese të partisë së saj.

“Numrat janë inkurajues, por exit poll është një sondazh, kështu që ne nuk kemi pasur ende ndonjë rezultat,” thotë ajo.

“Keir Starmer ka bërë një “punë të jashtëzakonshme” duke transformuar Partinë Laburiste, thotë Rayner, duke shtuar se ajo shpreson se “njerëzit e e mbështesin atë”.

Top Channel