Rikthehet në Kamboxhia arti i lashtë vendas, i trafikuar drejt SHBA (fotot)

04/07/2024 19:09

Murgj budistë në kryeqytetin e Kamboxhias, Fnom Penh brohorisnin sot bekimet e tyre dhe hidhnin lule për të mirëpritur 14 vepra të vjetra artistike të trafikuara, që u riatdhesuan nga muzeumi i artit Metropolitan në New York.

Punimet e stilin Angkorian, ku përfshihet statuja e shekullit të 10-të të një perëndeshe vendase dhe koka e një Bude e shekullit të 7të, ishin vjedhur nga trafikanti antikiteteve  Douglas Latchford para se të përfundonin në muzeumin e New York.

“Jam i lumtur që shikoj të rikthehen në shtëpi paraardhësit tanë”, tha ministrja vendase e kulturës Phoeurng Sackona në ceremoninë e riatdhesimit.

“Ne kemi ende thesare të tjera në SHBA dhe shpresojmë që gradualisht ato të kthehen në Kamboxhia,” tha ajo.

Ministrja i bënte gjithashtu thirrje koleksionistëve privatë e muzeumeve në botë të ndiqnin shembullin e muzeumit amerikan Metropolitan për kthimin e veprave artistike të vjedhura.

Trafikanti Latchford, i cili ka vdekur së fundmi në moshën 88 vjeçare në shtëpinë e tij në Bangkok, konsiderohet si ekspert i antikitetit të Kamboxhias dhe ka marrë vlerësime për librat e tij mbi artin e epokës Khmer.

Në 2019 ai u akuzua nga prokurorët e New York për kontrabandë të veprave artistike dhe shitjen e tyre në tregun ndërkombëtar.

Një statujë 900-vjeçare e hyjnisë Hindu, Shiva dhe një skulpturë e rrallë figurë femre, ishin kthyer në maj në Tailandë nga muzeumi në SHBA.

Mijëra vepra të tilla arti besohet se janë trafikuar nga Kamboxhia  në vitet 1960 deri në vitet 1990, si dhe nga pika të ngjashme antikiteti në Tailandën fqinje.

FOTO GALERI
2/8
Mijëra vepra të tilla arti besohet se janë trafikuar nga Kamboxhia në vitet 1960 deri në vitet 1990, si dhe nga pika të ngjashme antikiteti në Tailandën fqinje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA