Putin thotë se Rusia ‘i merr seriozisht’ komentet e Trump për mbylljen e konfliktit në Ukrainë (fotot)

04/07/2024 18:42

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se Moska i merr seriozisht komentet e kandidatit presidencial amerikan Donald Trump për një mbyllje të shpejtë të luftimeve në Ukrainë.

“Fakti që zoti Trump si kandidat presidencial thotë se është gati të ndërhyjë për ndalimin e luftës në Ukrainë, ne e marrim atë shumë seriozisht,” tha Putin në një konferencë shtypi në Astana, Kazakihstan, edhe pse shtonte se “nuk i njeh” me saktësi propozimet e Trump për mënyrën se si kjo do te ndodhte.

Trump tha gjatë debatit me presidentin Joe Biden javës që shkoi se nëse zgjidhet, “do të mbyllë” konfliktin para marrjes zyrtare të postit në janar 2025.

Rusia i referohet konfliktit në Ukrainë “operacion special ushtarak”.

“Kjo sigurisht është një çështje thelbësore, por nuk kam dyshime se ai e thotë sinqerisht dhe ne e mbështesim”, tha më tej Putin.

Lideri i Kremlin i ka bërë thirrje Ukrainës të tërheqë trupat nga jugu e lindja e vendit duke u larguar nga territoret e kontrolluara tashmë nga ushtria ruse, nëse dëshirojnë fundin e ofensivës.

Por presidenti Volodymyr Zelensky ka refuzuar armëpushimin duke kërkuar më shumë para dhe armatime nga aleatët perëndimorë dhe më shumë ushtarë nga zyrtarët vendas te mobilizimit.

Ofensiva ruse në Ukrainë ka nisur dy vjet e gjysmë më parë, ndërsa konflikti Kievit me rajonet rusofone në lindje të vendit ka nisur prej vitit 2014.

FOTO GALERI
1/3
Zelensky ka refuzuar armëpushimin duke kërkuar më shumë para dhe armatime nga aleatët perëndimorë, si dhe më shumë ushtarë nga zyrtarët vendas te mobilizimit.

Top Channel