Presidenti Begaj uron Pavarësinë e Shteteve të Bashkuara: Ndajmë miqësi dhe partneritet të forcuar nga angazhimi i përbashkët

04/07/2024 08:38

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj uron pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa vë theksin te partneriteti mes dy vendeve.

“Gëzuar #4 korrikun ! Shqipëria dhe SHBA ndajnë një miqësi dhe partneritet të forcuar nga një angazhim i përbashkët ndaj vlerave demokratike. Së bashku, si aleatë strategjikë, ne jemi të përkushtuar për të nxitur një të ardhme që mbështet dhe lavdëron këto parime“, shkruan Begaj në një postim në “Facebook”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 248-vjetorin e pavarësisë. Më 4 korrik 1776, 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Britania e Madhe, duke nënshkruar një dokument që u quajt “Deklarata e Pavarësisë”. Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara ishte produkt i mbledhjes së Kongresit të Dytë Kontinental në Filadelfia, Pensilvani.

Top Channel