Ministrat dhe deputetët socialistë nuk kanë pranuar të komentojnë vendimin e gjykatës për arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja.
Të pyetur nga gazetarët, ata kanë kërkuar që drejtësia të bëjë punën e saj në këtë çështje.
Anila Denaj: Të lutem, do kem komente aty brenda.
Xhemal Qefalia: Po ç’a komenti mund të japim ne.
Ulsi Manja: Mirëmëngjes. Nuk pyeten politikanët për çështjet e drejtësisë. Drejtësia ka punën e vet.
Edona Bilali: Asnjë koment. Nuk kam asnjë koment.
Ilir Metaj: Asnjë koment.
Nasip Naço: Të flasë drejtësia, të dëgjojmë drejtësinë. Kur flet drejtësia heshtin të tjerët.
Blerina Gjylameti: Nuk komentohet drejtësia.
Elisa Spiropali: Çështje ky ngut, çështje ky zell për të vënë mikrofonat për një çështje që do të sqarohet nga drejtësia.
Eduard Shalsi: Ç’a bëni, si jeni sot.
Mirela Kumbaro: Drejtësia bën punën e vet.
Top Channel