Nikolla rrëzon kërkesën urgjente të opozitës për interpelancën me Ramën, kreu i grupit të PD: Nuk e di kush ka vendosur të tallet me ty

04/07/2024 10:40

Nikolla: Është kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin Rama, Nuk është në përputhje me parashikimin e rregullores së Kuvendit. Kërkesa për interpelancë nuk pranohet.  Argumentat i kam parashtruar në shkresën e përmendur më herët në baz të nenin m89 pika 3 e rregullores.

Bardhi: Nuk e di kush ka vendosur të tallet me ty. Interpelanca nuk është mjet për debat politik por mjet për llogari dhënie. Kushtetuta që zotrote që je betuar mbi të, kryeministri është i detyruar t’i përgjigjet kërkesës për interpelancës. Një frikacak ka frik të japë shpjegime dhe llogari për lidhjet e tij me krimin e organizuar.

Ka frikë të japë shpjegime për afera ku përfshihet. Ne kemi kërkuar interpelancë se ekzistojnë dokumente zyrtare që Rama ka emëruar këshilltar një agjent të shërbimeve sekrete romune dhe këtu ka një shkelje dhe rezulton se ky person përveçse i përfshirë në veprimtari korruptive është li lidhur me trafikun e drogës që lidh Meksikën me Shqipërinë. Nuk po e pyes nëse ka marrë fësta me kokainë se kjo është pjesë private të bëjë çtë dojë por unë dhe PD kemi të drejtë t’i kërkojmë llogari sesi është njohur me këtë elemënt të trafikut ndërkombëtar të drogës. Për çfarë janë përdorur taksat e shqiptarëve për të paguar këtë këshilltar të huaj. Ti e keqciton, se nuk ke as koncepte.

Top Channel