Nga Agron Gjekmarkaj
Në Shqiperi me gjasë nuk të lënë të jetosh siç deshiron pa të kerkuar llogari qysh e tek, nuk të lënë të vdesesh siç deshiron por edhe në boten e pertejme të duan siç duan ose në fakt si nuk e dinë çfarë duan!
E kanë guxuar këtë me Rugoven megjithëse ai nuk dukej se impresionohej shumë, e kanë bërë me Kadarenë i cili pertej bezdisë që shfaqte as qe e çante koken dhe as që i merrte në konsideratë!
Kur Rugova nderroi jetë u bë një ceremoni laike menjeherë nga fundshpina e ndergjegjeve shperrthyen ulerimat pse nuk pat hoxhallarë në shartet e fundit, pse nuk mori prift ca të tjerë, pse muzika e Bethovenit e Moxartit në sfond ndokush?
U konvertua në Pjeter a mbet Ibrahim nuk pushoi gjatë llomotia e marrezia!?!
A thua se keto janë shqetesimi i vetem i shqipëtarve të bashkohësise si e qysh personalitetet e tyre i kanë a si kanë mardhënjet me religjionin!
Në vitet 90 këtë gjyq ja bënë edhe Konices në ishte më shumë Domenik apo Faik?!
Dikush a ndonjë ngjan i shqetesuar pse Ismail Kadare oret e fundit mes nesh i kaloi nën hijen e Nënë Terezes dhe rruxares së saj kesaj bije madheshtore të kombit tonë që e nderon gjithë Bota pertej besimeve të tyre e po kaq ngjan se e respektojnë shqiptaret!
Ndersa se çfarë mendonte Ismail Kadare per Nënë Terezen ka deshmi të panumerta, me zë e shkrim! Thjesht e adhuronte e nderonte!
Po ashtu ai s’ka ngurruar të flasë pa ekuivok në të gjallë se çfarë mendon per besimet, gjuhen, kulturen, shqiptaret dhe Europen, kemi qindra faqe deshmi! Nuk u fsheh kurrë. Insistonte të ishte i qartë.
Pertej fjaleve justifikuese të Edi Rames , portreti i Nënë Terezes dhe Kryqi i saj nuk mund ti vihej kurrë mbi kokë me vendim qeverie pa deshiren e familjes , Zonjes Helene e bijave të tij!
Ndersa ata ( familja e tij) nuk do ja bënin asnjëherë njeriut të tyre më të shtrënjtë , një pabesi, një kurth, një rastesi, diçka që do ishte kunder deshirave të tij.
Në çdo rast ata janë në të drejten e tyre ta percillnin atë siç deshironin!
Nëse Kadare ka lënë një amanet a ka dashur të japë një mesazh kjo është një e drejtë e tij sovrane , e shënjtë dhe e familjes së tij të cilen nuk mund ta gjykojë askush!?!
Vihen re keqkuptime andej ketej ose bëjnë sikur nuk e dinë që Shqiptaria ka muslimane, katolikë, ortodoksë, fe të tjera, agnostikë, ateistë gjëja më e natyrshme dhe në një shoqeri plurale, ku besimet janë personale dhe jo domen i shesheve publike apo administrates shteterore!
Asnjëri prej tyre nuk është më shumë shqiptar a më pak se tjetri! Secili e ka në dorë vetë të ndihet sa deshiron europian!
Kjo është liria e cila mbetet bazike per çdo qytetar po kaq e tillë për Ismail Kadarenë i cili në identitetin tonë kombetar e kulturor ka lënë gjurmen më titanike! Ne duhet të afrohemi me njëri tjetrin, të shtojmë të perbashkëtat jo të hedhim gurë mbi çdo pemë që ka korrka!
Gjatë ditëve kur Opozita ishte në proteste me ka qelluar të bisedoj disa herë në zyren e grupit me Sali Berishen per çeshtje, kulture e besimi, kanuni e etnografie! Biseda tejet interesante , dhe nese nuk do i kisha bërë do kishte qënë një peng, pa asnjë ngarkese!
Me mbet në mendje nder të tjera një frazë “në gjashtë brez Agron ne jemi Marvataj, katolikë dhe gjyshja ime ndizte gjithmonë një qiri në kujtim të kusherinjeve tanë”!
Kjo është historia jonë e nderthurur !
E kemi të pamundur ta ndryshojmë atë sipas Bibles dhe Kuranit! Librat e shënjtë mund ti perdorim për ta pasuruar atë dhe jo për zhbërë as per mllefe e maraze momenti!Personalisht e imagjinoj Kadarene duke biseduar tashmë me Bogdanin, De Raden , Naimin , Fishten, Mjeden, Konicen, Nolin , Lasgushin, Kutelin,Esad Mekulin, Azem Shkrelin, Ali Podrimen, Anton Pashkun, Rugoven , Zef Pllumin e të tjerë sivellezer të artit të madh, të gjithë atyre që Shqiperinë e deshen Shqiperi dhe shqipetaret shqipetarë, të bashkuar jo të ndarë, europianë dje sot e neser! ….Dhe tek Bogdanin sheh nga larg duket sikur psheretin krejt si në “Çeshtje të marrezise”…..”ah vllau ma i vjeter hem me giuhë hem me fe tjeter”! Deshira per të banalizuar Kadarenë per mllefe mediokriteti e meskiniteti është e pashpresë, mundesia që çdokush që tënton ta bëjë të banalizojë vetveten i ka të pafundme rruget e suksesit!!
Top Channel