Iraniano-norvegjezi dënohet 30 vjet burg për vrasjet në paradën LGBT në Oslo (fotot)

04/07/2024 17:49

Një gjykatë në Oslo shpalli ost fajtor një norvegjez të lindur në Iran për sulmin e rëndë gjatë një parade homoseksualësh në kryeqytetin e Norvegjisë në 2022, duke e dënuar me 30 vjet burg.

Dy njerëz humbën jetën dhe tetë u plagosën më 25 qershor, 2022, në sulmet me armë në tre vendndodhje.

Gjykata e Oslos tha sot se 45 vjeçari Zaniar Matapour, qëlloi 10 herë me një automatik dhe tetë herë me një pistoletë drejt turmës.

“Sulmi sigurisht që kishte si objektiv homoseksualët,” thuhej në verdiktin e gjykatës. “Qëllimi ishte të vriste sa më shumë homoseksualë për te mbjellë frikë gjerësisht në komunitetin  LGBTQ.”

Prokurorët thanë se Matapour, i cili ka precedentë të sëmundjeve mendore ishte ndjekës i grupit ISIS, prandaj mbi të rënduan dhe akuzat e terrorizmit.

Dënimi i tij prej 30-vitesh ishte më i rëndi i dhenë në Norvegji që prej ndryshimit të legjislacionit të terrorizmit në 2015.

Avokati i Matapour, Marius Dietrichson, thotë se klienti i tij “është provokuar për të kryer sulmin nga një agjent i inteligjencës daneze” që e nxiste në komunikimet online, duke u hequr si një zyrtar i lartë i ISIS.

Sulmi kishte tronditur asokohe Norvegjinë, megjithëse vendi njihej më parë për përqindje të vogël krimi, por dekadat e fundit ka parë rritje të sulmeve të izoluara.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA