I vuri flakën vetes dhe u hodh nga ballkoni, ndërron jetë rrugës për tek Trauma 49-vjeçarja
04/07/2024 20:50
49-vjeçarja e cila tentoi vetëvrasjen këtë të enjte në lagjen nr.10 në Korçë ndërroi jetë sot rrugës drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Fillimisht u raportua, se gruaja ra nga kati i katërt, në tentativë për të shpëtuar, pasi banesa e saj u përfshi nga flakët.
Por me reagimin e policisë, version i ngjarjes është krejt tjetër.
Sipas policisë, sot më datë 04.07.2024 rreth orës 14:30, në lagjen nr.10, Korçë, shtetasja S.K., rreth 49 vjeçe, dyshohet se është lyer me lëndë djegëse, i ka vënë flakën vetes dhe më pas është hedhur nga ballkoni.
Si pasojë ajo mori dëmtime në trup.
Një grup hetimor është ngritur dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.
Top Channel