I akuzuar për përdhunim dhe 10 akuza të tjera seksuale! Ish politikani i lartë i Irlandës së Veriut, Jeffrey Donaldson del para gjyqit

04/07/2024 13:51

Ish-udhëheqësi i partisë më të shquar pro-bashkimit të Irlandës së Veriut, Jeffrey Donaldson, do të dalë në gjyq për 11 akuza për vepra seksuale, përfshirë një akuzë për përdhunim.

Donaldson doli para një hetimi paraprak të mërkurën, dhe do të dalë në gjyq më 10 shtator, sipas një deklarate dërguar CNN nga Shërbimi i Gjykatave dhe Tribunaleve të Irlandës së Veriut.

Ai dha dorëheqjen si lider i Partisë Unioniste Demokratike (DUP) në mars pasi u akuzua për 11 vepra seksuale.

Që atëherë, politikani është akuzuar për shtatë vepra të tjera. 18 veprat përfshijnë: një akuzë për përdhunim, 13 akuza për veprime të pahijshme ndaj një vajze të vogel dhe katër akuza për veporime të turpshme ndaj një fëmije tjetër.

Donaldson u pyet në gjykatë nëse donte të komentonte mbi akuzat, dhe përgjigja e tij ishte: “Jo në këtë fazë,”.

Gruaja e tij Eleanor Donaldson gjithashtu do të dalë në gjyq në shtator, pasi është akuzuar për ndihmë dhe nxitje përdhunimi.

Donaldson drejtoi DUP-në nga viti 2019, gjatë pjesës më të madhe të procesit të trazuar të Brexit-it, duke shprehur rregullisht kundërshtimin e tij ndaj Protokollit të Irlandës së Veriut, një pjesë kyçe e marrëveshjes së tërheqjes së Brexit që siguroi se nuk kishte kufi të fortë midis Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës.

Të dy Donaldson dhe gruaja e tij kanë mohuar më parë të gjitha akuzat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA