Në përfundim të veprimeve të kryera për ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme, policia njofton se arrestoi në flagrancë shtetasit
Petrit Derjaj, 64 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se ka plagosur me thikë bashkëshortin e vajzës së tij, shtetasin Land Derjaj, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
46-vjeçari i plagosur u arrestua pasi dyshohet se ka ushtruar vazhdimisht dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale nga policia, pasditen e djeshme, nuk ka kallëzuar për rrethanat dhe autorin e plagosjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të më…
Ngjarja ndodhi në lagjen 3 të qytetit të Kavajës, në shtëpinë e Land Derjajt. Babai i gruas së tij ka ndërhyrë për t’i dhënë fund dhunës që dhëndri po ushtronte ndaj së bijës dhe e ka plagosur atë me thikë.
Top Channel