Dy kuaj që hynë në autostradën e Los Angeles, goditen për vdekje nga automjetet (fotot)

04/07/2024 18:15

Dy kuaj janë goditur për vdekje nga automjetet pasi kishin hyrë në një autostradë të Los Angeles mbrëmë vonë ndërsa një i tretë arriti të shpëtonte, njoftonin autoritetet vendore.

Kali i tretë u shpëtua nga shoferë dashamires që e shoqëruan të dilte në anë të rrugës, njoftonin patrullat policore të Kalifornisë.

Rreshteri Josh Greengard tha për rrjetin vendas Southern California News Group se kuajt kishin ‘cilesi sportive’ dhe ishin larguar nga femra e tyre e rritjes që me shumë gjasa ndodhej pranë vendngjarjes.

Zyrtarët kishin nisur të merrnin telefonata të shumta prej orës 21.00 për kuajt që vraponin në linjat e trafikut automobilistik, por rrjedhimisht ata u njoftuan se dy prej tyre ishin goditur nga automjetet në lëvizje.

Një prej pasagjerëve të mjetit kishte pësuar plagë të lehta.

Kali i tretë ishte ndihmuar të shpëtonte nga shoferë që kishin ndaluar për ta ndihmuar, thanë zyrtarët e rendit.

Ata nuk kanë zbuluar ende nga kishin ardhur kuajt e stërvitur.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel