Pesë minuta pushim ka kërkuar kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla pasi deputetët e PD kishin rrethuar foltoren dhe nuk pranonin të uleshin në vendet e tyre për të vijuar një seancë në kushte normale.
Ata kanë kërkuar një interpelancë me Edi Ramën, gjë që është rrëzuar, vendim ky që ka sjellë më pas dhe reagimin.
Pjesë nga debati:
Dashnor Sula: Kërkoj nga ju të respektoni rregulloren për fyerjen që i bëri një koleg me fjalë të poshtra, Bardhit. Është e drejtë e çdo deputeti të bëjë politikë, por jo të fyej.
Linda Nikolla: Nuk ke të drejtë të flasë për shkresën
Dashnor Sula: Më jep mundësinë që të shprehem…. Në bashki është ka grup kriminal…
Lindita Nikolla: As kjo nuk është procedurë, po ua ndërpres fjalën. Ju lutem uluni në vend tuaja! 5 minuta pushim.
Top Channel