Burri vret gruan para të dashurit të TikTok-ut dhe më pas hedh trupin në lumin Tamiz (Fotot)

04/07/2024 15:32

Aminan Rahman përballet me burgim të përjetshëm në Londër pasi mbyti për vdekje bashkëshorten Suma Begum dhe më pas hodhi trupin e saj në lumë, në krimin e tmerrshëm që besohet se është dëshmuar nga fëmijët e çiftit.

Aminan Rahman është shpallur fajtor tashmë për vrasjen e Suma Begum në shtëpinë e tyre në Lindje të Londrës më 29 prill të vitit të shkuar, teksa ajo ishte një një video-komunikim direkt me atë që konsiderohet si “i dashuri” i rrjeteve sociale, shkruan rrjeti Daily Mail.

Për të mbuluar gjurmët  e krimit Rahman kishte futur trupin e 24-vjeçares në një valixhe dhe hedhur në lumin Lea – degë e lumit Tamiz. Valixhja me trupin e Suma ishte gjetur dhjetë ditë më vonë nga punonjës pastrimi në brigjet e lumit.

Rahman u shpall dje fajtor në gjyqin me detaje të vrazhda nga vrasja, e cila ishte regjistruar pjesërisht nga i dashuri i saj online Shahin Miah, 24 vjeç, i cili kishte dorëzuar imazhet policisë.

Miah ishte prezent në gjykatë ku tha se Rahman kishte kërcënuar të vriste Begum dhe gruaja kishte tentuar të largohej.

Zoti Miah me rezidencë në Emiratet e Bashkuara Arabe, fliste me anë të një përkthyesi: “Ajo donte të largohej por ai e kapi nga fyti, kishte ulërima dhe më pas video ndaloi dhe nuk mund të shihej më asgjë.”

Në një video thirrje tjetër nga Rahman po atë natë, ai i thoshte Miah: “Unë e vrava atë, tani bëhu gati ti”.

Suma e Miah ishin njohur në rrjetin TikTok në 2021 – rreth një vit pasi ajo ishte vendosur në banesë me të akuzuarin, me të cilin ishte martuar me mblesëri në 2019.

Motivimi i të akuzuarit ishte tërbimi, turpi ose xhelozia, thanë prokurorët në gjykatë, por kjo nuk justifikon marrjen e jetës së gruas.

Pas gjyqit një-mujor juria vendosi shpejt fajësinë e Rahman për të gjitha akuzat, ai do të dënohet më 31 korrik, shkruan rrjeti The Mirror.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA