Pas një seance që zgjati rreth 40 minuta Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shtyu me 1 ditë, vendimin për vlefshmërinë e mandatit të kryetarit të Bashkisë së Himarës Dhionisios (Alfred) Beleri.

Seanca do të zhvillohet në 5 korrik, ora 10.30. Avokatja mbrojtëse e zotit Beleri megjithëse ishte e pajisur me akt përfaqësimi, prokurë me të drejta të plota përfaqësimi nga ana e Belerit që aktulishte vuan dënimin në burgun e Fierit, kërkoi që klienti i saj Dhionisios (Alfred) Beleri, të jetë i pranishëm në seancë.

Mbetet të shihet në orët në vazhdim se çfarë do të vendosë KQZ, nëse Beleri, do të jetë i pranishëm fizikisht apo në platformë online në seancën e nesërme.

Himara pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja, pasi në projekt-vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shkruhet se kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës nuk mund ta ushtrojë detyrën.

Beleri, kreu korrupsion në zgjedhjet lokale të 2023, nga të cilat u zgjodh kryebashkiak i Himarës. Por gjatë 13 muajve në paraburgim ky mandat nuk u bë funksional pasi ai nuk u betua. Pasoja direkte e vendimit të apelit është humbja e mandatit si kryetar i zgjedhur i bashkisë Himarë.

Gjykata e Apelit të Posaçëm e gjeti fajtor 52-vjeçarin. Ndaj tij qëndroi në fuqi dënimi dy vjet burg për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA