Policia në Indi tha sot se ka arrestuar gjashtë organizatorët e eventit tragjik ku 121 njerëz humbën jetën në një grumbullim fetar në rajonin verior Uttar Pradesh.
Shtypja tragjike ndodhi kur besimtarët e një predikuesi të njohur hindu, nxituan të hiqnin ‘pisllëkun’ nga këmbët e tij, sipas raportimeve.
Ndjekësit e predikuesit Hindu të njohur si Bhole Baba ishin afruar furishëm për të hequr ‘papastërtitë’ nga këmbët e tij gjatë grumbullimit në Hathras, rreth 200km në juglindje të kryeqytetit Delhi.
Hetimet paraprake thanë se më shumë se 200 000 njerëz ishin mbledhur për eventin që mbahen në një fushë me balte, edhe pse leja ishte vetëm për 80,000 njerëz. Nuk është e qartë sesa njerëz ndodheshin në tendën kryesore kur nisi shtypja mes tyre.
Policia e Uttar Pradesh arrestoi sot gjashtë ndihmës të predikuesit që kishin bërë organizimin e eventit.
“Të arrestuarit punonin si vullnetarë me grumbullimin ‘satsang’,” tha inspektori Shalabh Mathur duke iu referuar ceremonisë së lutjes.
Ndërsa një shpërblim prej 100,000 rupi ($1000) është ofruar për arrestimin e të dyshuarit kryesor të quajtur Devprakash Madhukar.
“Kur ndodhi tragjedia, të gjithë ata që organizonin eventin ishin larguar menjëherë”, tha Mathur.
Vetë predikuesi, emri i të cilit është Suraj Pal, ishte larguar nga vendndodhja dhe nuk është bërë më i dëgjuar.
Avokati i tij AP Singh, tha për rrjetin BBC se shtypja është shkaktuar nga disa “elementë anti-socialë” që punonin kundër predikuesit.
Ai mohonte raportimet se paniku i krijua nga grupet e sigurisë së Pal që largonin besimtarët që vinin për të pastruar këmbët e tij, shkruan The Independent.
Të vdekurit, mes të cilëve shumë gra e fëmijë, janë identifikuar tashmë dhe trupat e tyre u janë dorëzuar familjarëve, thonin zyrtarët shtetërorë./TheIndependent/
Top Channel