“Unë kam hallet e mia, ti thua ik dhe denonco”, mjekja Pere: Unë jam stresuar më shumë nga të gjithë

03/07/2024 08:21

Mjekja e pezulluar e përfshirë në skandalin e ndodhur tek Onkologjiku në QSUT, Alketa Pere ka deklaruar mbrëmjen e djeshme në “Top Story” se është personi më i stresuar në këtë dosje.

Ajo ka deklaruar se ka pasur mungesë mjekimi në spitalin Onkologjik dhe e pyetur se përse nuk e bën denoncimin publikisht, ajo u shpreh “kam hallet e mia”.

Alketa: Unë kam shkuar dhe të zyra e zv.ministres edhe para një jave

Osman Stafa:  Pse nuk e bëni denoncimin publikisht?

Alketa Pere: Nuk e bëj dot, kam hallet e mia tani, kam shkuar te zv ministrja e bashkë me kolegun tim më ishin ofruar për të bërë punë shkencore me prova klinike. Përgatita dosjen dhe i komunikova të lutem na ndihmo ti bëjmë kartelat elekoktrine. Kaq munda kaq bëra për atë institucion.

Alma Demiraj: Kemi një regjistër kombëtar të kancerit, e menaxhon Alban Ylli

Alketa: Rama mendova se do shpallte strategjinë e luftës kundër kancerit, por shpalli strategjinë e luftës kundër mjekëve. Nuk ka mjekë kriminelë, nuk njoh ndonjë mjek kriminel

Alma: E ndjeni veten fajtore?

Alketa Pere: Personi që është stresuar më shumë në këtë proces jam unë, se jam para pacientëve

Curri: Ju nuk keni lënë gjurmë në shtet që ne kemi këtë situatë

Alketa: Kam lënë gjurmë, i kam dërguar letër edhe zonjës Manastirliu, nuk  më ka kthyer asnjë përgjigje. I kam thënë zonja ministre, ia kam dërguar edhe rektorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA