Tension për ujin në Elbasan/ Këshilltarë të PD dhe qytetarë protestuan për çmimin, kryebashkiaku Llatja: Show i opozitës

03/07/2024 20:39

Rritja e çmimit të ujit të pijshëm vazhdon të krijojë debate dhe tensione në mbledhjet Këshillit Bashkiak të Elbasanit.

Këshilltarët e opozitës bojkotuan sërish mbledhjen ndërsa së bashku me disa qytetarë të pranishëm protestuan kundër këtij vendimi.

“Si mundet t’i rrisësh tarifën qytetarëve të Elbasanit 40% kur renditet qarku i parafundit për varfëri.  Nuk mund të lejojmë të na kalojë në heshtje kjo lloj historie”, tha Blendi Himçi, këshilltar i PD.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit i cilësoi protestat shoë opozitar ndërsa garantoi se brenda vitit 2025 Elbasani do të ketë 24 h ujë të pijshëm falë investimit 13 mln euro të kfv. Po ashtu

Gledian Llatja shtoi se prej korrikut 2024 të gjitha familjet me ndihmë ekonomike do të rimbursohen për 5 m3 ujë të pijshëm çdo muaj.

“I gjithë sistemi i ujit funksionon me pompim dhe nuk mund të kemi  një tarifë që nuk mbulon kostot dhe as mbulon dot rritjet e vazhdueshme të pagave në Shqipëri”, tha Llatja.

Ndërmarrja Ujësjellës Kanalizime Qarku Elbasan ka kërkuar çmim të unifikuar për 6 bashki të qarkut, nga 40 L/m3 në 60L/m3.

Pas dhënies së pëlqimit nga Këshilli Bashkiak, vendimi përfundimtar për rritjen ose jo të çmimit të ujit të pijshëm i takon ERRU.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA