Përplaset avioni në aeroportin e Karolinës së Veriut, 6 persona humbin jetën, autoritetet: Shpërtheu në flakë
Përfaqësues muslimanë dhe të shoqërive civile kishin ‘bashkuar forcat’ sot në xhaminë kryesore të Parisit duke bërë thirrje për “unitet kombëtar” dhe për “të mbrojtur” Francën nga idetë e të djathtës ekstreme dhe sjelljeve ekstremiste në përgjithësi, edhe pse shumica e votuesve të vendit duket se do t’i japin besimin të shtunën pikërisht asaj rryme, shkruan rrjeti AFP.
“Le të mos lëmë të na përçajnë nxitësit e urrejtjes irracionale”, tha mes të tjerash rektori xhamisë së Parisit, Chemseddin Hafiz, dy ditë para raundit të parë të zgjedhjeve ku sipas sondazheve kryesor e djathta ekstreme me Mitingu Kombëtar.
“Si rektor i xhamisë së madhe të Parisit, i drejtohem miqve, bashkëatdhetarve, fqinjëve e më tej, të kuptojnë që armiku nuk janë muslimanët, nuk është feja islame. Historia e tregoi se prej shekujsh njerëzit e Librit janë strehuar në perandoritë muslimane. Le të mbrohemi nga anti-semitizmi dhe islamofobia”, tha ai.
Që prej nisjes së konfiktit brutal në Palestinë statistikat në Francë tregojnë rritje të incidenteve anti-semite në të dy ideologjitë kryesore, por më shumë në të djathtën e politikës së vendit, sipas zyrtarëve.
“Konflikti Izrael-Palestinë e ka shtrembëruar debatin, por unë ju them se e ardhmja e Francës nuk luhet në Lindjen e Mesme, ne meritojmë një vend mbi diferencat tona”, tha rektori musliman.
“Le të mos ia japim vlerat tona dizajnëve të errëta”, tha më tej Hafiz, i cili menjëherë pas shpalljes së zgjedhjeve nga Macron, u bënte thirrje muslimanëve ‘të kundërvepronin’ ndaj rritjes së të djathtës radikale, shkruan rrjeti vendas AFP.
Top Channel