270 të arrestuar në protestat e dhunshme anti-qeveritare në Kenia, presidenti refuzon largimin (fotot)

03/07/2024 17:43

Policia tha se protestat janë infiltruar nga elementë të panjohur që janë përfshirë në aktivitete kriminale.

Zyrtarët thanë se kanë arrestuar më shumë se 270 njerëz që hiqeshin si protestues për të kryer akte kriminale, duke dëmtuar qëllimin dhe imazhin e protestave kundër ngritjes së taksave nga qeveria e vendit të varfëruar.

“Forcat e sigurisë në të gjithë vendin kanë pikasur dhe ndaluar të dyshuarit e përfshirë në krime, nën maskimin e protestës”, shkruanin autoritetet në një dekalratë, ku shtohej se 204 ishin arrestuar në kryeqytetin Nairobi, dhe 68 në qytete të tjera të vendit.

Ministri Kithure Kindiki dënonte protestat duke i përshkruar si ‘valë dhune’ dhe zotohej se qeveria do të vepronte ashpër kundër anarkisë dhe plaçkitjes.

Prej dy javësh policia është përleshur me mijëra protestues anti-qeveritarë në Nairobi e disa qytete të tjera në Kenia, ku të paktën 20 protestues kanë humbur jetën të vrarë me armë.

Demonstratat nisën pas një rritjeje të papritur të taksave nga qeveria e presidentit Wiliam Ruto, në një kohë kur populli mezi përballonte kostot e jetesës.

Ligji më vonë u tërhoq por tani protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ruto deh kanë refuzuar thirrjet e tij për ‘dialog.’

Grupi monitorues KNCHR dënonte dje përdorimin e forcës kundër protestuesve duke e quajtur “të ekzagjeruar e joproporcionale”.

Në Mombasa, protestuesi Milan Waudo tha për agjencinë Reuters: “Njerëzit po vdesin në rrugë kurse ai mendon për paratë, ne nuk jemi para, jemi njerëz. Ruto duhet të kujdeset për njerëzit përndryshe njerëzit nuk e duan atë në karrige”./AlJaseera/

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA