Vrasësja me ‘hixhab’ që dështoi në atentatin në Britani, kapet në Armeni pas gjuetisë ndërkombëtare (fotot)

02/07/2024 21:44

Një amerikane që akuzohet se shikoi në Birmingham të Anglisë për të kryer një vrasje me pagesë e mbuluar si muslimane, është arrestuar tashmë në Armeni.

44 vjeçarja Aimee Betro, akuzohet se ishte pajtuar të vriste Sikander Ali, pronar i një dyqani rrobash, nga rivali tij i biznesit Mohammed Aslam, 56 vjeç, dhe i biri Mohammed Nazir, 30 vjeç.

Por arma e vrasëses ishte bllokuar në momentin e fundit kur gruaja e maskuar kishte tentuar ta qëllonte në rrugë në 7 shtator, 2019.

Betro supozohet se ishte larguar më pas drejt SHBA, por në një kthesë të papritur të ngjarjeve ajo është arrestuar tashmë në Jerevan, kryeqyteti i Armenisë.

Policia vendase thotë se ajo pret tashmë ekstradimin drejt Britanisë për tentativën e vrasjes që akuzohet.

Nazir e Aslam u shpallën fajtorë për tentativë vrasjeje në fillim të këtij viti, pasi kishin pasur një konflikt te dhunshëm më herët në dyqanin e Ali ku ata kishin mbetur te plagosur. Ata do të gjykohen në gusht.

Prokurori Kevin Hegarty tha në gjyq se një makinë Mercedes u afrua pak pasi Ali kishte ardhur me mjetin e tij Audi.

“Vrasësja doli nga ana e shoferit të Mercedesit. Ishte një grua me veshje muslimane dhe la derën e makinës hapur. Ajo eci drejt qetësisht drejt Sikander Ali dhe drejtoi armën te koka e tij”.

“Teksa afrohej, objektivi e vuri re dhe tentoi të largohej prandaj gruaja nisi të shtinte. Për fat të tij arma u bllokua. Burri hyri në makinë dhe u largua, duke goditur edhe derën e hapur të Mercedesit.

“Edhe vrasësja u largua por braktisi makinën pak më larg”.

Para se të fluturonte përsëri për në SHBA, Betro kishte kontaktuar me linjat Virgin për të ndryshuar rezervimin në mënyrë që Nazir të fluturonte bashkë me të, por nuk arriti.

Matt Marston, i policisë britanike tha: “Aslam e Nazir ishin të vendosur të hakmerreshin pas konfliktit ku ata ishin plagosur. Fakti që askush nuk vdiq prej veprimeve të tyre është thjesht fat”, shkruante me heret Daily Mail

Betro pret tashmë ekstradimin nga Armenia drejt Britanisë për tentativën e vrasjes që akuzohet.

FOTO GALERI
2/3
Policia vendase thotë se ajo pret tashmë ekstradimin drejt Britanisë për tentativën e vrasjes që akuzohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA