Komisioni i TIMS/ Pas kërkesës së drejtores së SHISH, mbledhja kalon me dyer të mbyllura

02/07/2024 11:37

Mbledhja e komisionit të TIMS po zhvillohet me dyer të mbuluara edhe këtë të, ndërsa po raporton drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni.

Pasi u mbajt një minutë heshtje për vdekjen e Ismail Kadaresë, Hyseni kërkoi që mbledhja të zhvillohej me dyer të mbyllura dhe të ishin pjesëmarrës vetëm deputetë me certifikatë sigurie.

Vetëm me votat e socialistëve u miratua kërkesa e Hysenit për mbledhje të mbyllur me argumentin se informacionet përbëjnë sekret. Salianji kërkoi mbledhje me dyer të hapura, me argumentin se nëse ka elementë që përbëjnë sekret hetimor, të kërkohet mbyllje vetëm për ato minuta.

Vlora Hyseni, drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit: Si drejtore e SHISH njoh dhe vlerësoj detyrimin kushtetues për raportim në Kuvendin e Shqipërisë dhe rolin jetik të komisioneve në sigurimin e transparencës dhe llogaridhënies. Në asnjë rast SHISH nuk i është shmangur raportimit para komisionit të Kuvendit. I nderuar z.kryetar lidhur me objektin e raportimit të sotëm kërkoj seanca të zhvillohet me dyer të mbyllyra dhe praninë e deputetëve me certifikimin e duhur. SHISH siguron informacione të domosdoshme për problematikat që lidhen me sigurinë kombëtare dhe raportimet në tillë të mbrohen burimet e klasifikuara.

Salianji: Nuk shoh asnjë element të përbërë sekret shtetëror. Duke pasur parasysh që kemi të bëjmë vetëm me aspekte procedurale dhe kërkesa që janë zbuluar në publik, propozoj që mbledhja të zhvillohet e hapur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA