Britaniku gjendet i vdekur në polici pasi u dëbua nga hoteli ku po pushonte në Karaibe (fotot)

02/07/2024 15:40

Një britanik që po qëndronte me pushime në Republikën Domenikane është gjetur i varur në korridorin e stacionit të policisë pasi u dëbua nga hoteli ku po qëndronte, prej trazirave që kishte shkaktuar.

40 vjeçari Craig Reed, nga Oldham, në veri të Britanisë raportohet se kishte probleme me alkoolin dhe shëndetin mendor para vdekjes së tij të pashpjeguar në Republikën Domenikane më nëntor 2022, shkruajnë mediat vendase.

Ai kishte shkuar për pushime në ishullin e Karaibeve pasi kishte trashëguar një shumë parash, por sipas hetimeve të raportuara në gjykatë nisi të pinte që prej ardhjes, derisa stafi i hotelit Bahia Principe refuzoi t’i shërbente më alkool.

Në seancën dëgjimore të ngjarjes në Angli u tha se Reed vazhdoi të konsumonte alkool jashtë hotelit dhe një natë shkaktoi dëme të konsiderueshme dhomës së tij dhe u dëbua nga hoteli.

Reed kishte përfunduar në stacionin e policisë së rezortit turistik në Bayahibe ku ishte lënë të flinte në një dyshek në korridor. Mëngjesin tjetër ai ishte gjetur i varur dhe zyrtarët britanikë thanë se autoritetet domenikane nuk kishin bashkëpunuar me hetimet mbi vdekjen e Reed.

I ndjeri nuk kishte shenja dhune dhe shkaku zyrtar i vdekjes ishte cilësuar nga varja.

Në seancë u tha se Reed, punonjës plastike, ishte i dedikuar ndaj të birit dhe ish gruaja Georgie Jones, e përshkruante si ‘introvert’ që ishte i sjellshëm por kishte probleme me alkoolin, shkruan rrjeti TheMirror.

Në hetime u tha se ata Reed ishte diagnostikuar me depresion e varësi nga alkooli si dhe kishte tentuar më parë vetëvrasjen.

Disa muaj para vdekjes ai kishte marrë pushime në Tenerife, Spanje, ku gjithashtu ishte arrestuar dhe më pas kishte fjetur jashtë pas një incidenti të lidhur me alkoolin.

Babai tij Steven Reed tha se kishte shumë pyetje të papërgjigjura për vdekjen e të birit: “Nëse ai ishte i dehur si arriti të lidhte litarët për të vrarë veten? Përse ishte në korridor dhe askush nuk e mbikqyrte? Craig nuk do ta bënte kurrë këtë”, tha i ati.

FOTO GALERI
2/2
Reed kishte përfunduar në stacionin e policisë së rezortit turistik në Bayahibe ku ishte lënë të flinte në një dyshek në korridor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA