Kryeministri i Hungarisë ka bërë një vizitë të papritur në Kiev për bisedime me Volodymyr Zelenskiy, udhëtimi i parë i liderit më pro-rus të Evropës në kryeqytetin ukrainas që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë 28 muaj më parë.

Vizita e mëngjesit të së martës nga Viktor Orbán, një kritik i hapur ndaj ndihmës ushtarake dhe financiare perëndimore për Ukrainën, vjen një ditë pasi Hungaria mori presidencën e rradhës të BE-së deri në fund të vitit.

“Bisedimet do të fokusohen në mundësitë për arritjen e paqes, si dhe në çështjet aktuale në marrëdhëniet dypalëshe hungarezo-ukrainase”, shkroi zëdhënësi i Orbanit, Zoltán Kovács.

Mediat ukrainase raportuan se autokolona e Orbanit mbërriti në ambasadën hungareze në Kiev. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse të dy udhëheqësit planifikonin të mbanin një konferencë për shtyp pas bisedimeve të tyre.

Hungaria ka qenë në mosmarrëveshje me vendet e tjera të NATO-s lidhur me kultivimin e vazhdueshëm të lidhjeve të ngushta nga Orban me Rusinë dhe refuzimin për të dërguar armë në Ukrainë, me ministrin e Jashtëm të Budapestit në maj që i quajti planet për të ndihmuar vendin e shkatërruar nga lufta një “mision të çmendur”.

Budapesti i ka mbajtur të hapura kanalet me Moskën dhe ministri i jashtëm i Orbanit, Péter Szijjártó, ka bërë të paktën pesë udhëtime në Rusi që nga fillimi i luftës, së fundmi për të vizituar një forum ekonomik në Shën Petersburg muajin e kaluar.

Hungaria tha muajin e kaluar se nuk do të bllokonte vendimet e NATO-s për ofrimin e mbështetjes për Ukrainën për sa kohë që Budapesti nuk ishte i përfshirë në ndihmë.

Orbán gjithashtu miratoi së fundmi Mark Rutte për t’u bërë kreu i ardhshëm i NATO-s me sigurinë se forcat dhe burimet financiare të Hungarisë nuk do të angazhoheshin për të mbështetur Ukrainën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA