Zbulohen prapaskenat pas debatit të humbur me Donald Trump, familja e ka këshilluar Joe Biden të…

01/07/2024 13:57

Familja e Joe Biden i ka kërkuar atij që të qëndrojë në garë pas një debati katastrofik javën e kaluar, sipas raportimeve në mediat amerikane.

Ky vendim i familjes vjen pasi demokratë të rëndësishëm dhe donatorë kanë shprehur zemërim sesi stafi i tij e përgatiti Presidentin për debatin.

Presidenti u mblodh me familjen e tij në Camp David të dielën, ku u raportua se diskutimet përfshinin pyetje mbi të ardhmen e tij politike.

Ai erdhi pas ditëve të presionit në rritje ndaj Bidenit, pas një debati në të cilin performanca e tij ishte e dobët dhe shtoi thirrjet nga ekspertët, media dhe votuesit që ai të tërhiqej.

Gjatë takimit në Camp David – ku përfshihej gruaja, fëmijët dhe nipërit e presidentit – familja e Bidenit i tha atij se ai ende mund t’u tregojë amerikanëve se është i aftë të shërbejë edhe katër vjet të tjera, sipas New York Times.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA