The Guardian bën profilin e Kadaresë: Përgjigjja që i dha kritikave të shkrimtares rumune se karriera e tij është ngritur mbi “baza të dyshimta”

01/07/2024 22:47

Tregimet e tij alegorike, të frymëzuara nga jeta nën shtetin komunist, morën vlerësim ndërkombëtar edhe pse ai insistonte se nuk ishte ‘shkrimtar politik’.

Ismail Kadare, shkrimtari shqiptar që eksploroi historinë e kulturën e Ballkanit në poezi dhe romane për rreth 60 vjet, ka vdekur në moshën 88 vjeçare, thanë botuesit e tij.

Bujar Hudhri, i shtëpisë botuese të Kadare, Onufri, tha se Kadare vdiq mëngjesin e sotëm pasi ishte dërguar meurgjencë në spital, sipas raportimeve me atak kardiak, tha agjencia Reuters.

Duke shkruar nën hijen e diktatorit komunist Enver Hoxha, Kadare ekzaminonte shoqërinë bashkëkohore me anë të alegorisë e mitologjisë, si në romanet Gjeneraili Ushtrisë së Vdekur, Rrethimi dhe Pallati i ëndrrave.

Pas arratisjes në Paris disa muaj para shembjes së regjimit komunist në Shqipëri në 1990, reputacioni i tij vijoi të rritej teksa ai vazhdonte të shkruante romane për vendin e tij. Mes çmimeve të fituara ishte dhe ‘Man Booker International’.

I lindur në 1936 në Gjirokastër pranë kufirit me Greqinë, Kadare u rrit në rrugën ku ishte rritur më parë diktatori Hoxha. Ai publikoi vëllimin e parë me poezi në moshën 17 vjeçare. Pas studimeve në vitin 1960 ai shkroi një tregim mbi dy studentë që studionin një tekst të humbur. Tregimi u publikua në një revistë por u ndalua nga autoritetet komuniste.

“Ishte gjë e mirë që ndodhi kjo,” ka thënë ai më për Guardian në 2005. “Në vitet 60-të jeta në Shqipëri ishte e organizuar, dhe një shkrimtar nuk e dinte se nuk mund të shkruante për falsifikimin e historisë.”

Tre vjet më vonë ai arriti të kalonte censurën me romanin Gjenerali i ushtrisë së Vdekur, për një gjeneral italian erdhi në Shqipëri në vitet 1960 për të kërkuar eshtrat e ushtarëve të vrarë gjatë luftës së Dytë Botërore.

Kritikët shqiptarë e sulmuan romanin si i distancuar nga realizmi socialist që kërkohej nga regjimi i Hoxhës, dhe kur u publikua në Francë 1970 shkaktoi mjaft sensacion. E përditshmja Le Monde e vlerësonte si “i mahnitshëm e plot ngrohtësi”.

Megjithse profili i tij ndërkombëtar i jepte njëfarë mbrojtjeje nga censura, Kadare në 20 vitet e ardhshme duhet të kalonte një betejë me shprehjes artistike dhe mbijetesës.  Kur poema e tij politike Pashallarët e Kuq u ndalua në vitin 1975, ai krijoi një portret të Hoxhës në romanin e 1977, Dimri i Madh. Në vitin 1981 ai publikoi Pallatin e Ëndrrave, një goditje alegorike ndaj totalitarizmit ku një burrë zbulon sekretet e rrezikshme të një zyre qeveritare që ‘analizonte ëndrrat e shtetasve’.

Edhe ky roman u ndalua por Kadare ishte një figurë e rëndësishme mes shkrimtarëve shqiptare dhe gjithashtu deputet në parlamentin e vendit. Ai gjithashtu mund të publikonte dhe të udhëtonte jashtë shtetit.

Kur Hoxha vdiq në 1986, presidenti i ri Ramiz Alia, nis hapat drejt reformave dhe Kadare raportohet se u takua me të për të diskutuar nisjen e ndryshimeve.

Por në tetor 1990, ai arriti në konkluzionin se “nuk kishte mundësi për opozitë të ligjshme në Shqipëri”, duke thënë se “dezertimi im mund të ndihmojë në demokratizimin e vendit”.

Në aplikimin e tij për azil politik në Francë  ai përmendte 100 intelektualë që pritej të arrestoheshin nga policia sekrete Sigurimi.

“Hapi final,” tha ai për New York Times, “ishin kërcënimet e drejtpërdrejta nga Sigurimi, që done të lante hesapet e vjetra, në trazirën më të parë”.

Me sigurinë e gjetur në Paris, Kadare nisi të publikonte sërish kundër totalitarizmit siç ishte novela “Qorrfermani” ku një sulltan urdhëronte se ata që kanë “syrin e lig” duhet të verbohen, ndërsa te “Piramida”  ai përshkruan ndërtimin e piramidës së Gizës në Egjipt, nga një faraon magalomaniak si një mjet kontrolli e shtypjeje ndaj popullit.

Kadare mori në Francë çmimin ‘Légion d’Honneur’ dhe ‘Man Booker International’ për arritjet e tij në 2005. Por elozhet ndërkombëtare për të sollën disa dyshime e akuza nga shkrimtarja rumune Renata Dumitrascu që tha se karriera e tij është ngritur mbi “baza të dyshimta”, deh se “Kadare nuk është një Solzhenitsyn, dhe nuk do të jetë kurrë”.

“Ashtu si shumë homologë të tij në vendet ish-komuniste, Kadare ishte një kameleon dinak, duke luajtur rolin e rebelit për të emocionuar perëndimorët. Por nuk ka dyshim se cila është tufa e tij e vërtetë me të cilët vrapon; dhe në fakt edhe rezymeja e tij ulëret me adhurimet për karrierizëm dhe konformizëm me pushtetin”.

Kadare refuzonte akuzat se kishte përdorur kredenciale të rreme, duke sugjeruar se kritikët në fakt duhet të fokusohen në punën e tij.

“Nuk kam pretenduar kurrë të jem një disident në kuptimin e vërtetë të fjalës, por opozicioni hapur ndaj regjimit të Hoxzhës ashtu si dhe ai ndaj Stalinit, ishte i pamundur pa dalë para skuadrës së pushkatimit. Por nga ana tjetër librat e mi janë një formë e dukshme rezistence ndaj atij regjimi”, shkruan rrjeti The Guardian.

Në Tiranë në hapjen e një muzeumi në 2019, Kadare tha për rrjetin France 24 se puna e tij i bindej vetëm ligjeve të letërsisë.

“Njerëzit që jetonin në atë periudhë ishin të palumtur, por arti është mbi të gjitha sepse ai nuk është as i lumtur as i palumtur ne cdo regjim”./The Guardian/

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA