Profesionistët e lirë do të paguajnë! E rrëzoi Kushtetuesja, por ligji mbetet në fuqi deri sa të botohet në Fletoren Zyrtare

01/07/2024 19:50

Për të gjithë profesionistët e lirë të cilat kanë qenë pjesë e skemës tatimore si detyrim që buron nga ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat është e detyrueshme pagesa e kësteve të muajit qershor.

Aktualisht Gjykata kushtetuese ka 30 ditë kohë për të zbardhur arsyetimin e plotë për vendimin që mori në 27 qershor për shfuqizimin e taksës së profesionistëve të lirë dhe më pas ndodh publikimi në Fletore Zyrtare.

Nëse profesionistët e lirë nuk do të paguajnë detyrimin e tyre ata do të përballen me kamatëvonesa, ndërsa dhe Gjykata Kushtetuese në intepretimin e vendimit e ka pranuar se teknikisht ligji është në fuqi deri në botimin e vendimit në faqen zyrtare.

38 deputetë të parlamentit dhe shoqatat e profesionistëve të lirë dërguan në kushtetuese taksën 15-23% për të gjithë furnizuesit e shërbimeve profesionale që i diferencoi nga bizneset e tjera të vogla të parashikuara për taksim në 2029-tën.

GJK në arsyetimin e ligjit u shpreh se kjo masë për këtë kategori biznesesh ishte jopropocionale dhe se cenonte veprimtarinë e lirë ekonomike duke shkelur parimin e sigurisë juridike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA