Ndarja nga jeta e Kadaresë, Ngjela: Figura e dytë e madhe në rrafshin botëror pas Skënderbeut

01/07/2024 16:10

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh, Ismail Kadaresë. 

Për Ngjelën, Kadareja është figura e dytë e madhe në rrafshin botëror pas Skënderbeut, pasi veprat e tij ngritëm në histori botërore Shqipërinë.

“Sot u nda nga kjo jetë shkrimtari i madh shqiptar dhe një nga shkrimtarët më të mëdhenj në letërsinë moderne, në rrafsh botëror: Ismail Kadare.

Vepra e tij letrare ringriti lart në historinë botërore shqiptarin, Shqipërinë dhe shqiptarët, dhe i dha historisë botërore figurën e dytë të madhe në rrafsh botëror pas Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Ismail Kadareja, me veprën e tij letrare, të përkthyer në të gjitha gjuhët e mëdha të botës, i dha historisë sonë në rrafsh botëror të vërtetën për mendimin shqiptar dhe rizgjerojë vlerën e madhe të gjuhës shqipe.

Poet dhe shqiptar i madh. Shkrimtar botëror dhe shqiptar me atdhedashuri bukur të madhe.

Romancier i madh i letërsisë botërore dhe një parashikues me intuitë të lartë i zhvillimit të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor, duke e ngritur Kosovën dhe shqiptarët e saj si një pishtar të lirisë dhe pavarësisë së Shqipërisë e Kosovës.

Poet magjik te poema Përse Mendohen Këto Male, për Shqipërinë e shqiptarët, por edhe Romani – Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur, për të cilin Kritika e lartë botërore u shpreh e mahnitur kur theksoi se:

Ideja kryesore e romanit Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur është që: “Kadare na ka thënë se, kjo paqe është vetëm aparencë, sepse ajo mban në gjirin e vet luftën ashtu siç mban toka kufomat.”-shkruan avokati Ngjela.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA