Ishte i dehur dhe u përfshi në aksident, AMP arreston policin e komisariatit të Kamzës
01/07/2024 20:02
Një punonjës policie i komisariatit nr.5 në Kamëz është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.
Inspektori V.K., 48 vjeç, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5, në D.V.P Tiranë, u arrestua si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur”.
Ai u përfshi në një aksident në aksin rrugor Torrovicë – Balldre me mjetin e tij, jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel