Ish-kandidatja presidenciale Fujimori thirret në gjyq për pastrim parash (fotot)

01/07/2024 19:03

Kongresmenia dhe ish-kandidatja presidenciale e Perusë, Keiko Fujimori erdhi sot në gjykatë për të dhënë llogari mbi akuzat e skandalit financiar Odebrecht për të cilin mediat vendase thonë se mund të dënohet deri me 30 vjet burg.

Zyrtarët thonë se gjashtë vitet e fundit një grup prokurorësh specialë që kanë hetuar aktivitetin e bijës së ish-presidentit Alberto Fujimori, i cili ka marrë faljen në 2023 nga dënimi për shkelje të të drejtave njerëzore.

Në gjyqin e Keiko Fujimori në kryeqytetin Lima do të dëshmojnë rreth 1,500 dëshmitarë dhe mund të kërkojë deri në një vit kohë, thonë mediat.

Ajo akuzohet për para të padeklaruara fushate nga kompania braziliane e ndërtimit Odebrecht nga e cila Fujimori akuzohet se ka marrë deri në 1.2 milionë dollarë në skemën e gjerë të rryshfetit në këmbim të kontratave në Amerikën Latine.

49 vjeçarja Fujimori, drejtuese e partisë së djathtë Fuerza Popular, ka thënë gjithmonë se është e pafajshme.

Nëna e dy fëmijëve adoleshentë ka gjithashtu aspirata presidenciale, edhe pse skandali i korrupsionit Odebrecht ka bërë të largohen nga vendi katër ish-presidentë më parë, nga viti 2001 deri 2016.

Fujimori akuzohet për pastrim parash, krim të organizuar, pengesë të drejtësisë, dhe dekalrata të rreme.

Çështja ka 45 të akuzuar të tjerë duke përfshirë dhe bashkëshortin e saj, italo-amerikanin Mark Vito, ish-drejtues i partisë së Fujimori./AFP/

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA