Galeria by TEG në Green Coast/ Qendra e vetme tregtare në rivierën shqiptare, investim i “Balfin Group”

01/07/2024 15:27

Është përuruar qendra e vetme tregtare në gjithë rivierën shqiptare, Galeria by TEG në Green Coast, e cila do të ofrojë shërbime kyçe për banorët dhe turistët e që do të ketë mbi 20 njësi tregtare dhe shërbimi. Më një arkitekturë që i përshtatet atributeve të bregdetit më të bukur të rivierës joniane, Galeria By Teg është një aset i rëndësishëm që i shtohet Green Coast si investimi më i madh në turizmin shqiptar.

Ceremonia e hapjes së Galeria by TEG mblodhi në një mbrëmje festive bashkëpunëtor biznesi dhe personazhe publik të famshëm që përshëndetën me entuziazëm këtë sipërmarrje të re, që i mungonte “puzzle” të shërbimeve të Green Coast.

“Hapjen e kësaj qendre tregtare në Palasë nuk e kisha menduar kurrë . por ja ku është . Në këtë zonë investimi , pra në Green Coast vlera do të shkojë në një miliard euro , dhe do të jetë një qendër e rëndësishme jo vetëm e turizmit Shqiptar por dhe atij mesdhetar.Në fund të investimit do të kemi 46 restorante dhe bare , shtatë hotele ku gjashtë prej tyre do të jenë me pesë yje”, u shpreh Samir Mane, president i “Balfin Group”.

Kjo qendër tregtare mbart në vetvete një portofol të njohur të markave me të rëndësishme, të cilat ofrojnë një shumëllojshmëri produktesh dhe shërbimesh për të plotësuar nevojat e gjithë Jugut.

Galeria by TEG është një derivat i frymëzuar nga eksperienca ekselente e qendrës tregtare TEG, e cila është qendra më e madhe dhe më e vizituar në vend. Galeria by TEG është pjesë e grupit Balfin, grupit më të madh investues në rajon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA