Fituesi llotarisë 22mln paundë gjendet i vdekur në apartamentin e tij në Skoci (fotot)

01/07/2024 18:41
Mark Gardiner (majtas) e Paul Maddison (djathtas) fituan £22.5 milione ne 1995.

Në vitin 1995, Paul Maddison dhe ortaku tij i biznesit Mark Gardiner fituan xhekpotin 22.5 milionë paundë dhe fitimet e llotarisë i ndanë mes tyre.

Dyshja kishin një kompani xhamash në Hastings, pranë Londrës por pas fitores Paul vendosi të shkonte në Perth në Skoci për të jetuar pranë motrës së tij Annie.

Për fat të keq Paul, ashti si shumë fitues të tjerë llotarish u përfshi nga telashe të pasurisë së papritur, dhe pak më vonë gruaja e tij Ruth e la.

Paul më pas pajtoi pastruesen Evelyn McGillivary për shtëpinë e re në Skoci dhe rrjedhimisht u martua me të në vitin 1997.

Megjithëse preferonte stilin e tërhequr të jetesës larg zhurmës e vëmendjes, burri bëri një shpenzim ekstravagant duke blerë kështjellën skoceze Robgill Tower në Dumfriesshire për 750,000 paundë.

Rrjeti Daily Record shkruan se Paul vendosi të blinte kështjellën kur bashkë me Evelyn kishin kaluar pranë saj me furgonin e tyre.

Ai rrjedhimisht nxorri përsëri në shitje kështjellën por është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në fillim të viti në moshën 73 vjeçare.

Bashkëshortja e dyte e Maddison, Evelyn kishte vdekur disa muaj para tij, ndërsa burri i u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Perthshire ku jetonte vetëm.

Ndërsa ortaku i tij Gardiner, me 11 milionët e tij raportohet se ka blerë një shtëpi në Barbados, dy klube futbolli dhe dhurata për miqtë e tij.

Më vonë ai ankohej se nuk kontaktonte me miqtë që i kishte mbushur me dhurata, dhe se nganjëherë e mallkonte fitoren e llotarisë.

Ai tha për rrjetin The Sun: “Shpenzova £500,000 duke blerë shtëpi për miqtë e mi, por a janë më miqtë e mi ata, harroje. Asnjë s’më flet më. Nuk e di si është puna me këta njerëz”.

FOTO GALERI
2/2
Mark Gardiner (majtas) e Paul Maddison (djathtas) fituan £22.5 milione ne 1995.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA