25 vjeçarja bie për vdekje në galerinë e ashensorit në Itali, kur dyert u hapën por kabina nuk ishte aty (fotot)

01/07/2024 15:19

E reja vdiq fatkeqësisht mëngjesin e sotëm në Brindisi, në juglindje të Italisë.

25 vjeçarja Clelia Ditano, ra nga rreth katër kate kur tentoi të hynte në ashensor pas hapjes së dyerve në katin e saj, por kabina e ashensorit nuk ishte aty.

Vajza tragjike kishte shtypur butonin e thirrjes dhe hyri mes dyerve pa e vënë re që ashensori nuk ishte aty.

Mediat vendase tha se ajo kishte rënë në hapësirën e zbrazët dhe ishte përplasur me çatinë e ashensorit që kishte ndaluar në katin e dytë.

Zjarrfikësat thanë se ajo kishte vdekur në vend. Babai i Clelia kishte gjetur fillimisht trupin e saj dhe kishte njoftuar shërbimin e emergjencës, të cilat erdhën në vendngjarje rreth orës 8.00 të mëngjesit.

Disa orë para vdekjes Clelia kishte postuar disa foto online ku kishte marrë mjaft miratime nga miqtë e saj.

E ndjera ishte e njohur teksa punonte part-time ne dy kafene te zones.

Një mikeshë e saj e quajtur Ilenia i bënte homazhe të ndjera Clelia: “Nuk duhet të shkonte kështu, ti duhet të realizoje të gjitha ëndrrat e tua, të krijoje familjen që dojë të gjeje dashurinë”.

Një tjetër shkruante: “Si mund të vdesë dikush kështu. E bukur e dashur, me jetën përpara për të jetuar”, shkruan Daily Mail.

Policia e zjarrfikësit thanë se po hetojnë për të zbuluar avarinë tragjike të ndodhur me ashensorin, duke thënë një avari e mundshëm e sistemit të dyerve i kushtoi jetën të resë.

FOTO GALERI
2/5
Vajza tragjike kishte shtypur butonin e thirrjes dhe hyri mes dyerve pa e vënë re që ashensori nuk ishte aty.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA