Një administrator është ndjekur penalisht në Vlorë, pasi kishte zaptuar hapësirën publike në zonën e Lungomares.

I.B., 55 vjeç, banues në Vlorë, ishte administratori i subjektit të paregjistruar në organet tatimore, i cili zuri hapësirën publike në plazh, duke vendosur pa lejen përkatëse, çadra dhe shezlogë.

Policia thotë se është liruar hapësira publike, duke hequr 120 çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa leje në vendin e quajtur “Lungomare”.

Materialet u referuan në Prokurori, për veprime të mëtejshme.

Top Channel