Një shpërthim me tritol ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në automjetin e një 47-vjeçari në Mirditë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:05 të mëngjesit, ku Ludovik Syziu, sapo e ka ndezur, automjeti ka shpërthyer në pjesën e pasme.
Për pasojë, 47-vjeçari ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga veprimet e para dyshohet se ka shpërthyer lëndë artizanale.
“Rreth orës 08:05, Salla operative e Komisariatit të Policisë Mirditë është njoftuar se në fshatin Malaj, në oborrin e banesës së shtetasit L.S, në momentin që ky shtetas ka ndezur automjetin, në pjesën e pasme të automjetit ka ndodhur një shpërthim.
Për pasojë shtetasi L.S, është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Mirditës jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
Nga veprimet e para dyshohet se ka shpërthyer lëndë artizanale. Nën drejtimin e Prokurorisë Grupi hetimor po vijon intensivisht punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për sigurimin e provave me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rastit.”-njofton policia.
Top Channel