Një shpërthim me lëndë plasëse artizanale ka ndodhur në banesën e Refat Murrizit, në një fshat të Divjakës.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30, në fshatin Shënepremte në oborrin e banesës së 67 vjeçarit.

Si pasojë e shpërthimit, ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Janë të paqarta shkaqet, teksa pronari i shtëpisë thotë se s’ka patur asnjë konflikt. Ai ka dy vajza të martuara të cilat jetojnë jashtë Shqipërisë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA