Të miturit dhe krimi! Elbasan, punonjësit socialë: Janë dyfishuar rastet! Targeti perfekt për grupet kriminale

29/06/2024 20:57

Psikologë e punonjës socialë duket se e kishin parashikuar, ndërsa tashmë statistikat konfirmojnë një dyfishim të rasteve të të miturve në konflikt me ligjin në një afat të shkurtër kohor duke krahasuar vitin 2022 me vitin 2024.

Sipas të dhënave zyrtare nga policia e Elbasanit në vitin 2022 ishin 74 të mitur në konflikt me ligjin, në vitin 2023, 95 ndërsa 6 muaj e parë të vitit 2024 shënojnë mbi 70 raste, por aq sa 12 muaj të vitit 2022.

Shkaqet janë komplekse, por gjithçka nis tek familja.

Specialistët deklarojnë se të miturit janë targeti perfekt për grupet kriminale për shkak të favorizimeve që ka ligji në dënimin e tyre.

Edhe pse numri më i madh i veprave penale kanë të bëjmë me drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, gjithashtu janë shtuar krimet e rënda, vrasje, plagosje me dashje, marrëdhënie seksuale më të mitur, shkatërrim prone, trafik të lëndëve narkotike, etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA